AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 17:33

Miratohet me 77 vota pro buxheti 2022! PS voton kundër amendamenteve të Erion Braçes për paketën fiskale

Miratohet me 77 vota pro buxheti 2022! PS voton kundër amendamenteve

Pas shumë debatesh dhe diskutimesh është miratuar buxheti për vitin 2022.

Në seancën e sotme 77 deputetë kanë votuar pro buxhetit për vitin e ardhshëm ndërkohë 46 kanë qenë kundër.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe amendamentin për 60 milionë lekë shtesë për institucionin e Vettingut, KPA.

Ndërkohë me shumicë votash janë rrëzuar propozimet dhe amendamentet e bëra si nga ish zv.kryeministri Erion Braçe dhe LSI-ja.

Propozimet e bëra në amendamentet e Erion Braçes i referoheshin politikave që duhen ndërmarrë në Bujqësi. Mësohet se vetëm tetë deputetë kanë votuar pro amendamenteve te deputetit Brace.