AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 16:19

Terrorizoi Yzberishtin, arrestohet pas tri javësh 24-vjeçari (EMRI)

Terrorizoi Yzberishtin, arrestohet pas tri javësh 24-vjeçari (EMRI)

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim sepse më datë 6 nëntor bashkë me gjashtë persona të tjerë kanë qëlluar më armë zjarri në Yzberisht. Nga hetimet ka rezultuar se ai është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë  18.11.2021  ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;

– Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E..