AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 17:54

Berisha - anëtarëve të Kryesisë së PD: Jepni dorëheqje, nuk përfaqësoni demokratët!

Berisha - anëtarëve të Kryesisë së PD: Jepni

Lideri historik i PD Sali Berisha i bëri sërish thirrje anëtarëve të Kryesisë së PD që të japin dorëheqje. 

Berisha tha nga 'Foltorja' e Kuçovës se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar.

"Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitar së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen", u shpreh Berisha 

Berisha tha se Basha imitoi Ramën duke zhdukur votën në PD. Sipas ish-kryeministrit anëtarësia e PS nuk voton që prej vitit 2009. 

"Në këto tetë vite ne humbëm votën, ne nuk votojmë. Ose ne votojmë, por sicc thoshte Stalini, na i rrëmben partia, na i rrëmben Edi Rama. Kështu ndodhi në 2017 dhe 2021. PS e cila kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon pavarësisht se ai kur është esëll flet saktë, duhet t'ia njohim këtë meritë, ndonjëherë e shfrytëzon Edi Rama, por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe për vendin. Nga parti e 1-shit që nuk zbriste nga 41 e deri në fund, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë dhe u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarësisë. 

Humbi pushtetin, dorëzoi poushtetin, dha dorëheqje. Pasardhësi çfarë bëri? Vuri në statut për t'u durkur modern kryetari po humbi zgjedhjet jep dorëheqjen. I humbi mirë zgjedhjet e 2009, jo vetëm nuk dha dorëheqje por detyroi anëtarësinë që të votojë që kryetari nuk votohet. Që nga 2009 socialistët nuk kanë parë votë në partinë e tyre.

Po PD-ja çfarë pësoi? Në vend që të ndiqte traditën e saj të shkëlqyer të votës së lirë, iu vërsul votës së lirë. Dhe arritëm ne, partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ju e dini sa demokratë votuan korrikun që kaloi dhe cilat shifra u dhanë. Ai na bëri gazi i dheut, e gjithë botë eë mori vesh si u përdhos vota në PD", tha Berisha.