AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 17:48

Berisha për VOA: Nuk do të krijoj forcë të re politike

Berisha për VOA: Nuk do të krijoj forcë të re politike

Ish-kryeministri Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila pritet të transmetohet në rubrikën ‘Ditari’, Berisha shprehet se PD-se i nevojitet një rithemelim.

“Kuvendi i datës 11, mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën. Tani arritja e maxhorancës e tmerron z.Basha. E di z. Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave,” -shprehet Berisha në një video të publikuar në Facebook nga Zëri i Amerikës.

Ndër të tjera ai shprehet i bindur se Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.