AKTUALITET, 14 October 2026, 15:06

VIDEO/ “Polici e krimit”, protestuesit hedhin kapsolla dhe gurë në drejtim të policisë, efektivët përgjigjen me ujë

VIDEO/ “Polici e krimit”, protestuesit hedhin kapsolla dhe gurë

Tensionet vijojnë në protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gurë në drejtim të efektivëve të Policisë, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me ujë për të shpërndarë turmën.

Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë brohoritur “Polici e krimit!”, duke kundërshtuar veprimet e forcave të rendit.

Situata para Ministrisë së Arsimit mbetet e tensionuar, ndërsa protesta studentore, e nisur që në orët e mëngjesit, vijon mes përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë.

Protestuesit qëllojnë me sende të forta drejt Policisë. Ata kanë shkulur kangjellat nga anash trotuarit, ndërsa policia vazhdon që t’i largojë ata duke përdorur ujë me presion kundrejt tyre