AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 14:49

Aksident në Durrës/ Përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja

Aksident në Durrës/ Përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:50 të ditës së sotme në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur e lënduar një shtetase me inicialet M.P.

Ajo është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.11.2021, rreth orës 13:50, në lagjen nr.15 Durrës, janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.