AKTUALITET, 25 Maj 2022, 09:26

VIDEO/ Digjet apartamenti në Shkodër, plagoset e moshuara

VIDEO/ Digjet apartamenti në Shkodër, plagoset e moshuara

Një apartament është përfshirë nga flakët në Shkodër, e për pasojë ka mbetur e lënduar një e moshuar e cila për shkak të djegieve që ka marrë është transportuar në spitalin e Shkodrës.

E moshuara është në gjendje të rëndë.

E moshuara kishte mbetur e bllokuar për rreth një orë në ballkonin e apartamentit, si pasojë e flakëve të zjarrit.

Pas një ore luftë me flakët, e moshuara u nxor nga shërbimi zjarrfikës dhe banorët e pallatit e u transportua më pas në spital.

Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.