TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Paja, i njohur dhe me nofkën 'Ufo' do të vuajë në Shqipëria dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga autoritetet italiane.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës.
Paja, njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane, pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare, por në Shqipëri u la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Historia e tij kriminale nisi në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, por u lirua pasi pretendonte se vuante nga një sërë sëmundjesh.
Më pas, shkoi në Itali dhe Gjykata e Apelit në Milano e dënoi me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, por u arratis nga burgu.