TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme deri më tani, me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve.
Sot kanë përfunduar të gjitha akt-ekspertizat e kryera në policinë shkencore që ndodhet në Sauk, por nuk është gjetur asnjë gjurmë në targë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”.
Herët në mëngjes, policia shkencore ka këqyrur kallashnikovët për të kuptuar nëse janë përdorur në krime të tjera dhe rezulton se nuk janë përdorur.
Ndërsa për gëzhojën e gjetur në mjet, do të thirren gjashtë ekspertët që kanë qenë në vendngjarje me dyshimin se mos njëri prej tyre ka prekur gëzhojën pa përdorur doreza.
Pas kësaj do të krahasohet me të të dhënat që ka policia shkencore. Më pas, do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion. Kjo metodë është përdorur dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.
Hetimi po kryhet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të rojes së godinës, Pal Kola dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.