AKTUALITET, 4 Qershor 2023, 10:51

“I mituri që humbi jetën po qëndronte ulur në lokal”, policia arreston dy shoferët e aksidentit në Bërxullë

“I mituri që humbi jetën po qëndronte ulur në

Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekjen e një 10 vjeçari një ditë më parë në Bërxull në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Laknas, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 10 vjeçari.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht janë përplasur dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë  njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje 10 vjeçarin që ishte ulur në një nga tavolinat.

Ndërkaq në vendin ku ndodhi aksidenti, banorët janë shprehur se aty nuk ka asnjë sinjalistikë, dhe shprehin shqetësim për ngjarjen e rëndë.