TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetingu ka shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati.
Largimi i tij është bërë pasi ai kishte një afat të caktua për të plotësuar dosjen, por nuk ka dorëzuar asgjë.
“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë,
deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.
Vehbi Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar, rreth një vit më parë.
Bushati u emëruar në detyrë një muaj pas largimit të Oltian Bistrit.
Më parë ai kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.