AKTUALITET, 30 Maj 2023, 12:22

Ra nga pallati ku punonte, humb jetën 50-vjeçari

Ra nga pallati ku punonte, humb jetën 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Sarandë.

Një shtetas 50 vjeç, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë aksidentalisht dhe për pasojë ka  ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.