TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 14 majit, ku në rrjetin social ‘Facebook’ i ka bërë thirrje këshillave bashkiakë të zgjedhur që të kryejnë detyrën e tyre në interes të qytetarëve.
Meta shkruan se këshilltarët bashkiakë të opozitës të cilët janë votuar dhe zgjedhur nga qytetarët duhet të punojë për të forcuar marrëdhënien me këta të fundit dhe t’i tregojnë se do të garantojnë transparencë dhe do të jenë në mbrojtje të interesit publik.
Postimi i plotë:
Do doja t’ju ftoja për të bërë edhe detyrën më të rëndësishme, përveç punës tuaj me përgjegjësi si këshilltarë në këshillat e reja të bashkive, lidhjen e përditshme me komunitetin, me grupet e interesit, dëgjimin e tyre, marrjen e mendimeve të tyre.
Mendoj se është e domosdoshme ta forcojmë këtë raport me qytetarët dhe ky raport forcohet vetëm duke treguar në mënyrë të vazhdueshme, të përditshme, që ju jeni garantë të transparencës, të llogaridhënies, të mbrojtjes së interesit publik.