AKTUALITET, 27 Janar 2022, 23:21

Goditja ndaj gylenistëve parakusht për miqësinë me Erdoganin? Rama: S’kemi ndenjur me duar të lidhura, thotë vazhdimisht që…! Ja pse mungoi KMSH-ja në ceremoninë e xhamisë

Goditja ndaj gylenistëve parakusht për miqësinë me

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kërkesën e Erdogan-in për goditjen e FETO-s që konsiderohet organizatë terroriste nga qeveria turke Gjatë intervistës në “Open” Rama u shpreh se Erdogan nuk tha që parakusht është çështja në fjalë por thënia e të vërtetës mbi të. 

Rama tha se Shqipëria nuk ka qëndruar me duar të lidhur kur është bërë fjalë për persona problematik në raport me shtetin tonë.

Sa i takon mungesës së përfaqësuesve të KMSH në ceremoninë për restaurimin e xhamisë Rama tha se ndryshoi programi.

Pyetje: Si iu përgjigjet presidentit Erdogan për parakushtin për luftën ndaj gylenistëve?

Rama: Fjalët janë shumë të rëndësishme prandaj duhen dëgjuar siç thuhet. Parakusht vëllazërie është t’i thuash mikut të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo. Lidhet me thënien e një të vërtete mbi çështjen, jo parakusht vëllazëria. Duhet të bëni diçka e thotë vazhdimisht, ne e dëgjojmë me respekt dhe nuk kemi ndenjur me duar të lidhura. Kemi pasur persona problematik në raport me shtetin shqiptar dhe kemi vepruar. Qasja në fjalë do të thotë që kjo është një organizatë që atë që e bëri atje mund ta bëjë këtu. Ne nuk kemi pasur të dhëna. Por element të caktuar që nuk paraqiten në rregull në raport me legjislacionin, patjetër.

Pyetje: Erdoganin mund ta kesh idhull, mentor apo sponsor?

Rama: Asnjë nga këto të treja. Është personalitet i jashtëzakonshëm, politikan me kapacitet të jashtëzakonshëm, dhe njeri i jashtë zakonshëm.

Pyetje: U përjashtuan përfaqësuesit e KMSH-së nga ceremonia e xhamisë.

Rama: Në xhami hymë për të parë restaurimit dhe pjesa e një falje që ai do bënte u anulua.

Pyetje: A ju kërkoi Erdogani të mos ishte?

Rama: Në programin e mëparshëm ishte që ai do bënte falje dhe u ndryshua programi.