AKTUALITET, 27 Janar 2022, 22:45

"Largo Berishën ose je në birucë'/ Berisha tregon si u shantazhua Basha me dosje: Nuk shkoi 2 vjet në SHBA...

"Largo Berishën ose je në birucë'/ Berisha tregon si u

Sali Berisha deklaroi gjatë një interviste televizive, se Lulzim Basha u shantazhua me dosjen e Nik Muzin për të përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. 

Berisha rrëfeu në 'Opinion' se Basha ka shkelur ligjet e lobimit në SHBA dhe atje rrezikonte burgun. 

Ish-kryeministri deklaroi se Basha nuk udhëtoi dy vite në SHBA pasi do ta arrestonin për pastrim parash. 

Sali BerishaËshtë dosja Nik Muzin. Kur prokurorja e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, ajo kërkoi dosjen për Nik Muzin. Nik Muzin tregoi herën e dytë pasi u kap në një tjetër çështje. Ai i tregoi të gjitha. Pasi i tregoi Nik Muzin, dosja erdhi këtu.

Prokuroria e mori vesh që ka dëshmuar atje, u thirr Lulzim Basha. Raporti ishte: 'Ose largo Berishën, ose je këtu ose atje në birucë'. Dhe atje nuk shkonte dot. Po them, çfarë thoshte raporti i huaj!

Unë dija ato që më kishte thënë. Nuk e dija që kishte shkelur çdo ligj. Më kishte deklaruar se ato para u mblodhën në diasporë dhe ne ato para i paguam këtu. Unë besova atë që më tha. Dhe Donald Lu-së i thashë publikisht që nuk është e vërtetë. Të paktën për dy vjet ai nuk shkeli dot në SHBA, anuloi udhëtimin atje.