AKTUALITET, 27 Janar 2022, 22:14

Berisha zbulon si Basha mashtronte këshilltarët: Poll-et i bënte vetë

Berisha zbulon si Basha mashtronte këshilltarët: Poll-et i bënte

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka manipuluar poll-et elektorale. 

Berisha tha se të dhënat i sajonte kompania e Bashës, ndërsa skandali u zbulua nga gazetarët. 

Ish-kryeministri tha se Basha ka manipuluar këshilltarët, duke kërkuar ndjesë për deklaratën e tij kundër tyre 4 vite më parë.

"Lulzim Basha mashtronte këshilltarët. E zbulova falë gazetarëve. U thoshte se poll-et i bën një Universitet privat. Shkuan gazetarët dhe kapën atë pedagogun, e pyetën duke i thënë ku e ke atë rrjetin, ai iu tha unë nuk i bëj, por mi sjellin dhe i shpall. Nuk ishte faji i këshilltarëve, ishte gabim deklarata ime e 4 viteve më parë. Por poll-et i bënte kompania e Lul Bashës. Ky manipulonte poll-et", u shpreh Berisha.