AKTUALITET, 27 Janar 2022, 21:52

Veliaj zbardh padinë ndaj FSHF-së: Ka shkaktuar dëm duke mos botuar listën e zgjedhjeve, shumë shpejt do vendosim në veprim edhe SPAK-un

Veliaj zbardh padinë ndaj FSHF-së: Ka shkaktuar dëm duke mos

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbardhur disa nga pikat e padisë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas Veliajt, pas prokurorisë së Tiranës do të vendoset në veprim edhe SPAK-u. Duke folur në emisionin ‘Çim Peka Live’ Veliaj theksoi se dëmi që ka shkaktuar FSHF ka të bëjë me mosbotimin e listave të delegatëve. Veliaj vuri në dukje se shoqatat kanë gjetur votues që nuk janë fare tiranas.

Na sqaro padinë ndaj FSHF-së? Çfarë kërkon kallëzimi? 

Veliaj: Ajo që kërkohet është një transparencë, cila është lista e delegatëve. Nuk janë botuar fare listat. Shoqatat kanë gjetur votues që nuk janë fare tiranas. S’jam racist ndaj Shijakut. Duhet të vijë nga Tirana, jo nga Shijaku e nga Maliqi.

Nuk është vepër penale kjo, nuk është kallëzim penal ky. Cili është dëmi i shkaktuar

Veliaj: Dëmi i shkaktuar është një manipulim i zgjedhjeve kur ti nuk boton listën e zgjedhjeve. Më thoni një parti që shkon në zgjedhje verbazi.

Ju thoni vjedhje dhe shpërdorim…

Veliaj: Ajo është tjetër do të shkojë në SPAK. Flas për prokurorinë e Tiranës në lidhje me këtë proces, shumë shpejt do vendosim në veprim edhe SPAK-un.

Nuk ka nën juridiksion Federatën…

Veliaj: Ka nën juridiksion strukturën ndaj krimit të organizuar, dhe ka vepra që kanë të bëjnë me korrupsionin.