AKTUALITET, 27 Janar 2022, 21:59

Arian Çani: Mbani frymën miq, Shakohoxha mund të bëhet kreu i ri i FSHF-së

Arian Çani: Mbani frymën miq, Shakohoxha mund të bëhet

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Arjan Çani tha se Shqipëria është futur në epokën e republikës së prokurorëve. Kjo sipas tij favorizon kandidatin Dritan Shakohoxha për kreun e FSHF-së, nëse ai ka një marrëveshje me pushtetin, që ka në dorë drejtësinë e re.  

"Shakohoxha nëse nuk ka bërë marrëveshje me pushtetin nuk vjen dot. Duka nuk do të vazhdojë dot sepse nuk e lë drejtësia. Drejtësia ka ndryshuar kah.

Kjo që po i bëjnë Saliut amerikanët është më keq sesa ta arrestojnë. 
Shqipëria po futet në epokën e republikës së prokurorëve. Në çdo karrierë nëse nuk do të ketë okejn e pushtetit...po jetojmë në një republikë ku mesazhet vijnë underground. Shako është i zgjuar. Priti momentin më të mirë për t’u futur.
Tani me reformën në drejtësi, që e ka bërë zoti Rama dhe Zoti Veliaj, Shako është i fituar nëse ka bërë marrëveshje. Mbani frymën miq, Shako nuk është naiv. Ky pushtet ka drejtësinë në dorë" u shpreh Çani.