AKTUALITET, 27 Janar 2022, 22:14

Prodani: Federatat janë të rëndësishme vetëm në Lindje dhe vendet si Shqipëria! Kemi numrin më të ulët të lojtarëve të regjistruar

Prodani: Federatat janë të rëndësishme vetëm në
Eduart Prodani

Eduart Prodani, kandidat për kreun e Shoqatës Rajonale Tirana, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe luftën që ka plasur aty. 

Ai tha se federatat e futbollit në përgjithësi nuk kanë rëndësi madhore, siç u jepet në vendet e lindjes, ku janë edhe të korruptuara, apo në Shqipëri. 

Prodani tha se një tregues i zhvillimit të futbollit, lidhet me numrin e lojtarëve të regjistruar, që Shqipëria e ka më të ulëtin në rajon. 

"Ju thatë që Federatat e Futbollit janë shumë të rëndësishme. Askush në Itali, Francë, Angli nuk di kush janë presidentët e federatave. Janë të rëndësishme në lindje dhe vende si Shqipëria, sepse grumbullojnë rreth vetes kompetencat.

Ju thatë FIFA dhe UEFA janë të rëndësishme, po, por për një arsye sepse përcaktojnë vendet ku ndodhin kompeticionet. Këtu është rëndësia e tyre dhe fondet e mëdha.

Arjani tha se niveli i futbollit është ngritur. Treguesi më sintetik është numri i lojtarëve të regjistruar. Shqipëria e ka më të ulëtin në rajon.

Futbolli ka dy pjesë, pjesën komercial, që shohin ekipet e mëdhë dhe pjesën masive. Komerciale është ajo që investojnë presidentët dhe zhvillojnë futbollin. Roli thelbësor është i klubeve. Federata duhet të bënte masivizimin e futbollit.

Federatat në lindje kanë patur shumë korrupsion. Kanë ndodhur përmbysje spektakolare.

Thatë që u prishën me kryeministrin në zgjedhje. Një institucion apolitik si Federata, si mund të prishet në zgjedhje?", tha ndër të tjera Prodani.