AKTUALITET, 27 Janar 2022, 22:16

Shpërthimi te shtëpia e Armand Dukës/ Erion Veliaj: Doli që ishin njerëzit e tyre, s’jam palë me tritolin

Shpërthimi te shtëpia e Armand Dukës/ Erion Veliaj: Doli që

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me palën e tritolit duke iu referuar rastit të shpërthimit të portës së shtëpisë së kreut të FSHF-së Armand Duka në Durrës. Sipas Veliajt, në këtë rast doli që në këtë ngjarje ishin të përfshirë njerëzit e Armand Dukës dhe se ai nuk bën pjesë tek raca e tritolit, makinave Maybah apo orave Rolex.

Pala e tritolit nuk është e njëjta palë me mua. Ndërsa pala e foltores dhe e varesë janë e njëjta palë. Pala e tritoli që doli që ishin njerëzit e tyre… Kush më njeh e di, që me Maybah, e me tritol e me Rolex nuk është raca ime, nuk është tipi im, kush më njeh. Këto janë gjëra që nuk ngjisin…”, theksoi Veliaj gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

Kush i dërgoi tatimorët ju apo Rama?

Nëse dikush bën evazion dhe jep rrogat nga 6 milionë dhe i faturon si 300 mijë lekë le të mbajë përgjegjësi se nuk merrem me të.

Nëse ata të foltores shkuan me shkallë, atij tjetrit i shkuan me tritol te shtëpia

Pala e tritolit nuk është e njëjta palë me mua. Ndërsa pala e foltores dhe e varesë janë e njëjta palë. Pala e tritoli që doli që ishin njerëzit e tyre…

Nuk janë të njëjtët palë me mua.

Ku doli që ishin njerëzit e tyre ?

Kush më njeh e di, që me Maybah, e me tritol e me Rolex nuk është raca ime, nuk është tipi im, kush më njeh. Këto janë gjëra që nuk ngjisin…

Unë të besoj te kjo pjesë por nuk mund të më thuash që nuk është raca e z. Rama

Rama është më pak i interesuar për të tilla budallallëqe, për çimka, për përgjime.

Nëse thoni që po e bëni ju, atëherë do të thotë se ju jeni për kryeministër se tatimet kontrollohen nga Rama?

Unë thjesht po them si kemi një San Marino, një enklavë brenda Shqipërisë.

Nëse më pyet mua për evazion fiskal, kush bën evazion fiskal të mbajë përgjegjësi, ç’punë kam unë.