AKTUALITET, 27 Janar 2022, 22:55

A do të heqë dorë Edi Rama nga mandati i katërt? Kryeministri: Nuk do të bëhem mbret! Nesër mund të ndodhë që unë…

A do të heqë dorë Edi Rama nga mandati i katërt?

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Open” se nuk i intereson një opozitë që sipas tij na bëri horr me botën duke i rënë politikës me vare.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do bëhet mbret në krye të vendit, duke lënë kësisoj të kuptohet se do ta mendojë kandidaturën për kryeministër në një mandat të katërt.

Rama: Si mund të mos më interesojë mua një opozitë që na bëri horr me botën, që goditi politikën me vare në kokë. Unë jam në mandatin e tretë. Pse do bëhem mbret unë këtu?! 2030-ta erdhi.

Pyetje: Mandati i katërt, e synon?

Rama: Unë do qëndroj për sa kohë kam këtë pasion, këtë besim, këtë energji dhe bindje. Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them.