AKTUALITET, 24 Maj 2023, 10:54

Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Arjan Gosës, shoku i Habib Rexhës mohon të ketë pasur dijeni për ngjarjen

Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Arjan Gosës, shoku i

Ervis Kurti, i cili u arrestua nën akuzën se ka ndihmuar mikun e tij Habib Rexha të largohet pas vrasjes së Arjan Gosës ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen.

Kurti është arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi u shoqërua dje në polici pas dëshmisë që dha Habib Rexha.

Edhe Rexha ka thënë se miku i tij nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, por ky pretendim është hedhur poshtë nga ana e policisë së Kavajës, e cila e ka arrestuar për përkrahje të krimit. Policia dyshon se Ervis Kurti e ka ndihmuar 31 vjeçarin për t’u larguar drejt Kukësit pas vrasjes.

Rexha ka thënë: “Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni.

E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia. Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim të Kukësit”.