AKTUALITET, 21 Shtator 2022, 10:24

‘Gërdeci’/ Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu shkon në SPAK

‘Gërdeci’/ Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu shkon në

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se ish ministri do të merret në pyetje lidhur me hetimet që po kryen Prokuroria e Posaçme për tragjedinë e Gërdecit.

SPAK po heton përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit 2008, ngjarje për të cilën Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.