Një aksident ka ndodhur në orët e para në qytetin bregdetar.
Një burrë është përplasur nga një makinë, pranë shkollës Qemal Mici, lagjia nr.17. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Një automjet me drejtuese shtetasen B. M., 38 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. K., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.