AKTUALITET, 20 Shtator 2022, 23:09

"Tregoi policët që paguante Visi"/ Lala "zbardh" takimin 15 minuta mes ushtarit të Martinajt dhe Gledis Nanos

"Tregoi policët që paguante Visi"/ Lala "zbardh"

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ish drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka takuar ish agjentin e policisë Jeton Lami, personi që shoqëronte Ervis Martinajn dhe tashmë është i arrestuar. 

Gazetarja tha se Lami i ka treguar Nanos emrat e zyrtarëve të korruptuar të policisë, që ishin në listëpagesën e Ervis Martinajt. 

Gjithashtu ai i ka bërë me dije të gjitha lëvizjet e fundit të Martinajt, ndaj sipas gazetares, kjo shpjegon deklaratën e Edi Ramës, se policia e ka një përgjigje por ende priten prova. 

"Jeton Lami i ka treguar Gledis Nanos të gjithë lëvizjet e Ervis Martinajt. Kanë qëndruar 15 minuta kokë më kokë. Kanë folur edhe për emrat e zyrtarëve të korruptuar që ishin në listëpagesen e Martinajt.

Jeton Lami është një segment por ka plotë të tillë nga policia që e kanë mbështetur dhe shoqëruar Ervis Martinajn", deklaroi ndër të tjera Lala.