TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Luftar Hysa, u bë i njohur për publikun pas një artikulli të një media meksikane, se ai ka lidhje me kartelin e Sinaloa, akuza të cilat ai i mohon kategorikisht.
Ai tregoi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” arsyet pse ndodhej në zyrën e kryeministrit Rama dhe foton e publikuar pas daljes nga ky takim.
Hysa tha se, raportin me Ramën e ka vendosur përmes një deputeti të Bundestagut.
Hysa: Unë kam një mikun timë që është nga Skocia dhe jeton në Londër. Au është fotograf dhe shkruan libra. Dhe ky njeri donte të bënte një libër për Shqipërinë. Në telefonin tim i kam të gjitha bisedat. Duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, mendova që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt.
Ramën e gjeta nëpërmjet një mikut tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë.
Fevziu: Është deputet i Bundestagut.
Hysa: Patjetër dhe jam krenar që e kam mik, sepse është një dashamirës i madh i Shqipërisë.
Fevziu: Për të takuar kryeministrin shqiptar përdorët një deputet gjerman?
Hysa: Ndodhi që në atë kohë që ishte Covid ndodhesha në Shqipëri.