TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takuan sot në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti serb ka thënë se shkëmbeu një përshëndetje të shkurtër më mikun e tij, Edi Rama.
Krahas shkrimit Vuçiç ka postuar foton me Ramën.
Ndërsa nuk humbet rastin për të promovuar Ballkanin e Hapur.
“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një 'Ballkan i Hapur' është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.
View this post on Instagram
Ndërkohë kryeministri Rama ka postuar në Facebook foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe zv President i Komisionit Europian, Joseph Borrell.
Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.