TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka çmontuar një organizatë kriminale që drejtohej kryesisht nga shqiptarët e cila fshihte paratë në aktivitete të ndryshme tregtare, si në bare, dyqane frutash dhe perimesh, shitës makinash, lotari dhe salla bastesh.
Të gjitha këto aktivitete financoheshin nga të ardhurat e konsiderueshme që rridhnin nga trafiku i drogës. Kjo organizatë kriminale kontrollonte shërbimet e sigurisë së klubeve të natës në bregun jugor të Abruzzo dhe Molises së sipërme. Polica italiane zbatoi 20 masat të gjykatës ku 18 persona u lanë në burg dhe 2 të tjerë në arrest shtëpie.
Të gjithë janë anëtarë të një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shqiptarë të vendosur kryesisht në zonën e Vastesë, shkruan ANSA.
Ata akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të drogës si dhe për shantazhe e zhvatje. Hetimet ndaj kësaj organizate kriminale kishin nisur që në vitin 2019. Në kuadër të operacionit “Evelin” të koordinuar edhe nga Dda de L’Aquila, që në vitin 2018 kishte çuar në ekzekutimin e 20 urdhrave të paraburgimit ndaj personave të lidhur me krimin shqiptar, të akuzuar për trafik droge dhe armëmbajtjes pa leje.
Hetimi çoi në operacionin e sotëm pasi bëri të mundur identifikimin e një shoqate kriminale e cila fillimisht ishte në kontrast me atë të operacionit “Evelin” dhe që më pas zuri vendin e saj, duke monopolizuar trafikun dhe kontrabandën e kokainës dhe heroinës.
Kanalet e preferuara të furnizimit me drogë ishin Kalabria, nëpërmjet marrëdhënieve me përfaqësuesit e “‘ndrinës” të zonës Vibo Valentia, si dhe në Emilia Romagna, Puglia dhe Abruzzo.
Droga më pas rishpërndahej në nivel lokal. Më pas organizata monopolizoi trafikun dhe tregtimin e kokainës dhe heroinës.
Hetimet identifikuan gjithashtu edhe pozicionet e individëve të dyshuar në lidhje me organizatën, të cilët menaxhonin aktivitete të ndryshme tregtare përmes të cilave pastronin paratë e drogës. Jo pak i rëndësishëm, sipas hetuesve, është edhe roli i organizatës kriminale nën drejtimin e shërbimeve të sigurisë së klubeve të natës, të cilët zhvatnin sistematikisht pronarët nën kërcënimin e armëve dhe atentateve me lëndëve shpërthyese.