AKTUALITET, 27 Janar 2022, 17:46

Dita e Përkujtimit të Holokaustit/ Yuri Kim: Sot kujtojmë miliona të vrarë dhe vendosim të mos lejojmë që ky tmerrr të ndodhë më

Dita e Përkujtimit të Holokaustit/ Yuri Kim: Sot kujtojmë miliona

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ditën e përkujtimit të viktimave nga Holokausti.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se kjo ditë shërben për të kujtuar miliona të vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe shërben si një pikë kujtimi për të vendosur që ky tmerr të mos ndodh më.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë miliona të vrarë dhe vendosim që të mos lejojmë kurrë që ky tmerr të ndodhë më. Ne gjithashtu frymëzuam ata që vepruan me guxim, duke përfshirë popullin e Shqipërisë – i vetmi vend në Evropë që përfundoi Luftën e Dytë Botërore me 15 herë më shumë hebrenj sesa filloi”, shkruan Kim në Twitter.