AKTUALITET, 27 Janar 2022, 12:11

Sali Berisha akuza të forta Bashës dhe Ramës: Zoto dhe Gugallja u mbajtën të fshehur në Lushnje

Sali Berisha akuza të forta Bashës dhe Ramës: Zoto dhe Gugallja u

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në Kuvend në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të shkarkuar të PD-së, Lulzim Bashës.

Tallje me shqiptarët e quajti komisionin hetimor për inceneratorët.

Sipas Berishës, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë mbajtur të fshehur në Lushnje deri para dy ditësh.

Berisha tha se Rama dhe Basha janë të zhytur në aferën e inceneratorëve dhe ky i fundit nuk ka lejuar denoncimet.

“Pas tre muajsh zero hetim sepse janë të zhytura. Është i zhytur si Edvin droga dhe Lulzim brava.

Janë bërë 298 denoncime që të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim brava i implikuar në këtë aferë vetëm inekstremis lejoi që të publikohen një apo dy herë deklarata nga PD. Nuk ka aferë më flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipëri.

E kanë mbajtur në Lushnje Zoton dhe Stela Gugallja të fshehur deri para dy ditësh dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet.

Natyrisht kushti i parë nga deputetët që nuk kanë asnjë lidhje me aferën sepse këtu në të dyja anët brava është me të dy këmbët.

Na thuaj pak çfarë janë udhëtimet  tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet”, deklaroi Berisha.