TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria u rendit e fundit në rajon, së bashku me Bosnjë Hercegovinën për nivelin e lartë të korrupsionit, në vendin e 110 në botë, sipas raportit të fundit të Transparency International.
Të dhënat në vite tregojnë se ky është niveli më i lartë i korrupsionit në vend, që nga viti 2012, kur Shqipëria renditej në pozicionin e 116.
Pas këtij viti, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin në vend, erdhi duke u ulur, për të arritur nivelin më të ulët në vitin 2016, ku Shqipëria u rendit në vendin e 83. Pas 2016-s, treguesi i korrupsionit erdhi në rritje të vazhdueshme, për të kulmuar sërish në 2021.
Përmirësimin më të madh në rajon në vitin 2021 e shënoi Maqedonia e Veriut, që zbriti nga vendi i 111 në atë të 87.
Edhe Kosova, që zbriti në vendin e 87, niveli më i ulët i raportuar që nga viti 2021, kur janë marrë në konsideratë të dhënat.
Më pak i korruptuari në rajon perceptohet Mali i Zi, në vendin e 64.
Përkeqësim të treguesit ka shënuar edhe Serbia, që në 2021 u rendit e 96, me një rritje të shpejtë nga vitit 2015, kur shënoi dhe nivelin më pozitiv në renditje, në vendin e 71.
Bosnjë Hercegovina mbetet një nga më të korruptuarat në Ballkan, duke qëndruar tre vitet e fundit në nivelet e 106-110 në renditje./Monitor