TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Burime zyrtare bënë me dije se, u arrestua shtetasi me inicialet H. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 5 Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit M. H., 29 vjeç dhe B. P., 19 vjeç, të dy banues në Kosovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.