AKTUALITET, 27 Janar 2022, 14:46

Çifti i bashkëshortëve tentuan të vidhnin me dhunë në një argjendari, policia: U hodhën pronarëve spraj në fytyrë dhe…

Çifti i bashkëshortëve tentuan të vidhnin me dhunë

Plani i një çifti bashkëshortësh ka dështuar mesditën e të enjtes në Shkodër, ku në një argjendari tentuan të vidhnin me dhunë.

Policia bën me dije se iu ka vënë prangat dy të rinjve, që banonin në Vlorë, por nuk dihet nëse në Shkodër ndodheshin vetëm për të vënë në jetë planin e tyre për grabitje.

Në pranga ranë “shtetasit A. H., 32 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë”.

Sipas bluve, “janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë”.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës:

Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.