TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë shtetas për vepra të ndryshme penale. Ajo bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. K., 27 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.
Po ashtu janë vendosur në pranga edhe A. Gj., 37 vjeç dhe A. P., 23 vjeç, – B. D., 25 vjeç, dhe – E. B., 21 vjeç.
NJOFTIMI
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. K., 27 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. Gj., 37 vjeç dhe A. P., 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– B. D., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasin Ll. N., 81 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– E. B., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.