AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 18:33

Megaoperacioni antidrogë, eksperti: Nxori zbuluar sigurinë në shkolla, të ashpërsohet ligji

Megaoperacioni antidrogë, eksperti: Nxori zbuluar sigurinë në

Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa komentoi megaoperacionin e finalizuar së fundmi nga Policia e Shtetit, ku u shkatërruar 23 rrjete kriminale. Softa dha së pari duhet përshëndetur indicia e ministrit të brendshëm për të luftuar këtë fenomen. Eksperti theksoi se megaoperacioni nxori zbuluar faktin se shkollat nuk janë të sigurta, ndryshe ngase është thënë. “Është një përshëndetje për lidershipin e policisë dhe indicien që vetë ministri i ka dhënë policisë në këtë operacion pranë shkollave, aty ku në shpesh kemi shprehur shqetësim.

Nga niveli i numrave të angazhuar është një numër i jashtëzakonshëm, është përdorur dhe një helikopter dhe është shtrirë në disa qarqe. Përveç hashashit, janë kapur edhe lëndë sintetike të cilat po ashtu janë të rrezikshme. Ky është një moment që duhet të theksojmë për rëndësinë e sigurisë në shkolla. Ky operacion nxori zbuluar se shkollat nuk kanë qenë të sigurta, ashtu siç na është thënë, por ka pasur shumë probleme. Këta janë elemente që dëmtojnë shëndetin dhe sistemin nervor tek të rinjtë. Lënda ka ardhur në disa forma, postë, rrugë detare dhe tokësore. Posta është një tjetër problem shqetësues. Duhet parë se cilat posta janë përdorur.

Duhet parë nëse 23 rrjetet e shkatërruara janë merren vetëm lëndë narkotike, apo janë edhe pjesë të grupeve kriminale” tha Softa. Sa i përket propozimit për ashpërsimin e kodit penal, Softa tha se ai është një propozim i duhur, i cili më parë duhet të kalojë në parlament që më pas të gjej zbatim. “Nga propozim do të kalojë në parlament, në mënyrë që të gjej zbatim. Masat duhet të ashpërsohen sepse kur ndodh tek moshat e reja është e tmerrshme. Ky është rasti i parë kur shohim bashkë ministrin e Brendshëm me atë të Arsimit, shpresoj që të ketë rezultat dhe të mos jetë propagandë. Ku e kemi nivelin e sigurisë në shkolla, kur ky megaoperacion nxori në pah shumë probleme. Uroj të mos jetë vetëm aksion, pasi siguria duhet të jetë një standard”, -shtoi ai.