TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Invalidët e punës të cilët protestuan për të drejtat e tyre kanë paralajmëruar se do të mblidhen sërish në nëntor. Ndërsa paralajmëruan se do të kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave, nëse nuk pranojnë të ulën për t’i diskutuar kërkesat.
Një prej të pranishmëve në protestë u shpreh se ka nga ata që sot janë ngritur nga krevati për të dalë në tubim. Sipas tij, qeveria nuk merr në konsideratë kërkesat, ndërsa i bëri thirrje që të zbatojë ligjet shqiptare dhe ato evropiane për të drejtat e invalidit.
“Ju bëj thirrje qeveritarëve që të kenë kujdes ndaj nesh, të jenë humanist ndaj nesh, të zbatojnë ligjin shqiptar dhe evropian për këta njerëz, sepse nesër do të jetë vonë.
Në nëntor do të mblidhemi sërish. Ka këtu që janë ngritur nga krevati, për të ardhur për të protestuar për të drejtat tona. Nuk na vlerëson kush.
Në nëntor nëse Ministria e Financave dhe e Shëndetësisë nuk do të pranojnë të ulen me ne, ne do të kërkojmë dorëheqjen e dy ministrave, sepse janë të papërgjegjshëm ndaj vlerave tona humane dhe financiare”, tha protestuesi.