Bashkimi Evropian ka nxitur Kuvendin e Shqiërisë që të votojnë për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, EU NEAR, me anë të një njoftimi.
“Hap i rëndësishëm në Kuvend me paraqitjen e amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, që të votojnë të gjithë deputetët. mbështetje për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Përfundimi i suksesshëm i procesit është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruhet në njoftim.