AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 12:16

Ish-bashkëshorti vrau me thikë 37-vjeçaren dhe të dashurin e saj 23-vjeçar, më pas u vetëvra

Ish-bashkëshorti vrau me thikë 37-vjeçaren dhe të dashurin
Shtëpia dhe 37-vjeçarja e vrarë

Trupi i burrit që vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri mbrëmjen e djeshme, u gjet mëngjesin e sotëm brenda një magazine në Oriago di Mira, në zonën e Venedikut, në Itali. Këtë e konfirmojnë burime nga prokuroria e Venecias. 

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, gruaja Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe, e njohur si ‘Vera’ ishte zhvendosur disa vite më parë me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar, në një shtëpi në Spinea. Prej dy vitesh burri ishte larguar nga shtëpia dhe në shtëpinë ‘Vera’ kishte filluar të jetonte me një bashkatdhetar, Flonino Merkuri, 24  vjeç. 

Në shtëpi karabinierët gjetën thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë. Më pas, ushtarakët shkuan në kasollen e kompanisë Oriago ku punonte vrasësi dhe aty gjetën trupin e tij. 

Zbulimi i trupave u bë nga policia, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë . Dy bashkëjetuesit do të merrnin plagë vdekjeprurëse me thikë. Ndërhyrja e policisë në shtëpi ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, e diel 20 nëntor. Personi që po përpiqen të gjurmojnë është ish-bashkëshorti i gruas, i cili ishte arratisur me makinë menjëherë pas krimit.

Nuk përjashtohet që motiv i vrasjeve të jetë pamundësia për të pranuar marrëdhënien e re të bashkëshortes. Ndërkohë, mjekësia ligjore ka shqyrtuar shtëpinë ku ndodhi tragjedia, duke kërkuar të dhëna të dobishme për të përvijuar konturet e një historie ende për t’u sqaruar. Policia i kanë shtrirë kontrollet edhe në disa shtëpi fqinje, sepse dyshohet se viktimat kanë tentuar të strehohen te fqinjët e tyre para se të vriteshin.