AKTUALITET, 4 September 2026, 12:17

Aksidenti/ Po transportone rrush, 53-vjeçarit në Fier i përmbyset mjeti bujqësor dhe ngec poshtë tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vajkan i Vogël, në Fier, ku një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi mjeti bujqësor me të cilin po lëvizte është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, 53-vjeçari kishte përfunduar vjeljen e rrushit në tokat e tij dhe po e transportonte me një mjet bujqësor, ku dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Altin Alla, 53 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.