TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha është shprehur nga Rinasi se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Berisha tha se niset drejt SHBA-së me të njëjtën bindje që kishte në mars të vitit 1991.
“Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”.
I pyetur nëse do të takojë Donald Trump, Berisha duke qeshur tha: Jo nuk do ta takoj.
Një mesazh kishte edhe për Edi Ramën: “Për padronen i them se “po niset si padrino dhe po arrin si Ramaduro”
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur këtë të premte nga Rinasi për mediat pak përpara se të nisej në SHBA për një vizitë zyrtare me një agjendë me takime me politikanë amerikanë dhe komunitete shqiparësh.
Berisha ka thënë nga Rinasi se ky sipas tij është udhëtimi i viteve. Kreu i PD-së në 2021 u shpall nga SHBA “Non Grata” dhe jo më pak se disa kohë më parë, ai ka komunikuar zyrtarisht se e Ngarkuara me Punë në SHBA e ka vendosur në dijeni se mund të udhëtojë në SHBA.
Berisha: Kjo prani dëshmon se ju e parandieni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve.
Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991.
Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.
Edhe një herë, edhe një herë, nuk ka asgjë personale. Thashë dhe një herë, prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.
Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha!