TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në aeroport janë regjistruar 6 milionë pasagjerë, shifër që përbën një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
