AKTUALITET, 7 November 2026, 13:21

Aksident tragjik në minierën e Martaneshit, humb jetën një person

Aksident tragjik në minierën e Martaneshit, humb jetën një

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një minierë në zonën e Martaneshit.

Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca e Spitalit të Bulqizës dhe grupi hetimor, për të ndërhyrë dhe nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbeten të paqarta edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Grupi hetimor pritet të kryejë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.