AKTUALITET, 5 September 2026, 09:35

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës/ Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot Shenjtoren Nënë Tereza, duke vlerësuar misionin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve në nevojë.

Kreu i Shtetit thekson se, përmes shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, Nënë Tereza dëshmoi madhështinë e dinjitetit njerëzor.

“Drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.

Sipas Presidentit, për shqiptarët Nënë Tereza mbetet një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke besuar te dashuria, drejtësia dhe shpresa.