AKTUALITET, 29 Mars 2019, 21:27

Vijon ‘furtuna’ në diplomacinë shqiptare, zbulohen edhe tre emra të tjerë

Vijon ‘furtuna’ në diplomacinë shqiptare, zbulohen edhe

Numri i diplomatëve të shkarkuar ka shkuar në 19, kjo pas një nisme të lajmërua nga ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tri ditë më parë.

Mësohet se gjatë ditës së sotme janë shkarkuar nga detyra edhe tre diplomat të tjerë të Ambasadave të Shqipërisë në disa vende të botës.

Mësohet se bëhet fjalë për diplomaten, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE, e cila do të kthehet në Tiranë. Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, konsullja e Shqipërisë në Danimarkë Marsela Xhixho, ndërsa bëhet me dije do të lirohet nga detyra edhe konsulli në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.

Ministria ka sqaruar se këto shkarkime vijnë për shkak të emërimeve nepotike dhe punësimit të parregullt në shërbimin diplomatik.