AKTUALITET, 29 Mars 2019, 20:51

FOTOLAJM/ Rama ‘e bën rrugë’, pas takimit me Zaev, edhe në Durrës me thonjtë si shqiponjë

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi pasditen e sotme një takim në Durrës, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Gjatë këtij takimi ai nuk ngurroi të sulmojë opozitën për djegien e mandateve, por edhe t’i thumbojë ata.

Por ato që bien në sy janë thonjtë e paprerë të kryeministrit Rama. Ata duken qartë kur Rama mban mikrofonin, të cilët janë rritur më shumë sesa duhet, por që Kryeministrit si duket nuk i bëjnë përshtypje, dhe të sjellin ndërmend thonjtë e shqiponjës, të cilët ajo i përdor për të mbajtur fort gjahun e saj.