AKTUALITET, 29 Mars 2019, 20:46

Vrasja e gazetarit në Sllovaki, jep dorëheqjen prokurori

Vrasja e gazetarit në Sllovaki, jep dorëheqjen prokurori

Një prokuror i profilit të lartë ka dhënë dorëheqjen në Sllovaki, pas dyshimeve se ai kishte kontakte me persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një gazetari. Vetëm disa kohë më parë, në shtetin sllovak u shënua vrasja e gazetarit Jan Kuciak, shkruan “Reuters”.

Kuciak u vra në shtëpi me të fejuarën në muajin shkurt 2018. Ai shkroi për korrupsionin politik dhe për mashtrimet e qeverisë. Vrasja e Kuciak ka bërë që dy prokurorë të profilit të lartë të japin dorëheqjen, të gjendur nën presionin e masave që mbushën sheshet. Më herët, pikërisht për vrasjen e Kuciak, dha dorëheqjen edhe ish-kryeministri Robert Fico.