AKTUALITET, 29 Mars 2019, 20:21

Turqia larg SHBA-ve, arrihet marrëveshja me Rusinë

Turqia larg SHBA-ve, arrihet marrëveshja me Rusinë

Turqia po shkon gjithmonë dhe më shumë lar interesave të SHBA-ve, pasi tashmë ka vendosur për blerjen e sistemin rus të mbrojtjes ajrore.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, pas bisedimeve me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

“Kjo marrëveshje është çështje e kryer”, tha Cavusoglu.

Sipas ministrit turk, pika e vetme që po diskutohet është vetëm koha se kur do të bëhet dërgesa e sistemit mbrojtës.

Marrëveshja për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore, ka ngjallur reagime të forta në SHBA e cila ka paralajmëruar se do të ndërpresë bashkëpunimin me shtetin turk.

Ndërkohë, Cavusoglu tha se Turqia ka marrë deklarata kontradiktore nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se Ankaraja ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj lidhur me blerjen e aeroplanëve F-35.