AKTUALITET, 29 Mars 2019, 19:59

VIDEO/ Banorët e Astirit kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Kur bie drejtësia bëhet vetë-gjyqësia

VIDEO/ Banorët e Astirit kërkojnë lirimin e të arrestuarve:

Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të Astirit, të cilët edhe sot kanë bllokuar rrugën duke protestuar kundër projektit për vijimin e punimeve në Unazën e Re.

Me thirrje kundër qeverisë ata kërkuar edhe lirimin e 7 protestuesve që mbahen të ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si dhe anullimin e projektit duke e quajtuar atë si kurruptiv dhe kundër interesave të tyre.

Protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzoi kryeministrin Rama se është i lidhur me krimin dhe ai nuk e lejon të trajtopjë problemet e qytetarëve.

“Ju nuk keni problem me krimin, me krimin keni partneritet, ju keni problem me qytetarët sepse ata janë kundër jush. Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. 7 protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë. Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot. Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësia bëhet vetë-gjyqësia”, u shpreh Balliu.

Ai shtoi më tej se Rama prej 5 muajsh nuk ju jep përgjgije qytetarëve për banesat e tyure, ndërkohë që e akuzoi se ai e bën këtë për ti përfituar vetë 20 milionë euro.