AKTUALITET, 29 Mars 2019, 20:16

Hapi i Kokëdhimës, regjistrohet në zgjedhjet lokale

Hapi i Kokëdhimës, regjistrohet në zgjedhjet lokale

Ndërsa opozita ka deklaruar se nuk futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me këtë Qeveri, duke kërkuar Qeveri të përkohshme (pa Edi Ramën) që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira, Koço Kokëdhima ka bërë hapin e çuditshëm duke regjishtruar subjektin e tij politik “Zgjidhja” në KQZ.

Në një njoftim për mediat thuhet se është mbledhur Forumi Kombëtar i kësaj partie dhe vendosi që të regjistrohet, por me kushtin që zgjedhjet e 30 qershorit të jenë gjithëpërfshirëse.

Tri pikat e vendimit:

1-Zgjidhja të rregjistrohet si si subjekt elektoral për zgjedhjet vendore 2019.

2-ZGJIDHJA nuk shkon në zgjedhje jogjithëpërfshirëse.

3-Reforma zgjedhore duhet të bëhet përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare.

Kujtojmë se ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka qenë miku i ngushtë i Ramës, por pas përjashtimit nga Parlamenti ai u bë ndër armiqtë kryesorë të Kryeministrit.