TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr masiv vijon të qëndrojë i ndezur prej tri ditësh në fshatin Dajt, ku një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët.
Mësohet se forcat zjarrëfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që prej tri ditësh ende nuk është ndërmarrë një rrugë alternativë për të shpëtuar sipërfaqe të tëra pyjore nga djegia.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar që të shpjegojë arsyen se përse nuk ndërhyhet qoftë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi është një zonë me pyje masive dhe shumë pranë kryeqytetit.